“Koha nuk pret më”- Meta: Miliona euro grabiten nga mafia e inceneratorëve!

min lexim

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta fton të gjithë qytetarët që t’i bashkohen protestës së 13 shtatori në inceneratorin e Tiranës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-kreu i Shtetit thekson se miliona euro të taksapaguesve shqiptarë grabiten çdo ditë nga mafia e inceneratorëve.

Teksa shprehet se “koha nuk pret më”, Ilir Meta shkruan se “lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë”.

“Miliona euro të taksapaguesve shqiptarë grabiten çdo ditë nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej vitesh, me firma pensionistësh që jetojnë në azile dhe me firma çobanësh që mbajnë dhen në Greqi.

Si mund të vazhdojë kjo aferë kur inceneratorë nuk ka por Qeveria vazhdon paguan pronarët e shpallur në kërkim? Dihet shumë mirë që këto para shkojnë vetëm për krimin. Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë.

Koha nuk pret më! Të gjithë në protestë më 13 shtator, ora 18:00, tek inceneratori i Tiranës!”, shkruan Meta.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

6 shprehi që ju pengojnë në punë dhe sukses

Story i radhës

Edhe policia e Prizrenit angazhohet në kërkimin e të riut nga Kukësi, kërkon ndihmën e qytetarëve

Të fundit nga