koeficienti i inteligjences ja ku radhitet maqedonia e veriut 668d3010342dd

​“Koeficienti i inteligjencës”, ja ku radhitet Maqedonia e Veriut

July 9, 2024
1 minut lexim

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të 49-tët në botë sipas koeficientit mesatar të inteligjencës, tregojnë radhitja e publikuar në faqen “International IQ test”.

Lista është përbërë në bazë të rezultateve nga 1.691.740 persona nga tërë bota, të cilët kanë bërë një test të njëjtë për inteligjencë në vitin 2023.

Sipas kësaj liste, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë koeficient mesatar të inteligjencës prej 98,83. Kjo është afër mesatares së përgjithshme, e cila është koeficient 100. Rezultati paraprak i vitit të kaluar për qytetarët e Maqedonisë së veriut ka qenë 98,21 pikë koeficient.

Në 10 vendet e para gjenden: Koreja e Jugut (me koeficient mesatar të inteligjencës prej 107,54), Kina (106,99), Irani (106,84), Japonia (106,18), Singapori (106,18), Austria (102,71), Kanadaja (102,6), Gjermania (102,36), Sllovenia (102,31) dhe Mongolia me koeficient mesatar 102,3.

MARKETING

RENT A CAR

gjini thote se kusari lila e ka paditur pasi i humbi zgjedhjet dhe sarriti ta realizoje vendimin e vet per shpronesim 668d2f1577567
Story i mëparshëm

Gjini thotë se Kusari-Lila e ka paditur pasi i humbi zgjedhjet dhe s’arriti ta realizojë vendimin e vet për shpronësim

denime me burg per pese te akuzuarit ne rastin zinxhiri ne maqedoni 668d30ca613b9
Story i radhës

Dënime me burg për pesë të akuzuarit në rastin “Zinxhiri” në Maqedoni

Të fundit nga

Pse një mashkull dashuron ndryshe?

Meshkujt dhe femrat e shprehin dashurinë dhe përkujdesjen në mënyra të ndryshme. Në përgjithësi femrat janë më të ndjeshme, ndërsa meshkujt të tregojnë se janë më të fortë. Kjo do të thotë,
ShkoLartë