Kodra e Diellit/ Aliji: Pavarsisht sfidave po përgatitemi për sezon të suksesshëm turistik

min lexim

 

Fillimi i suksesshëm dhe në kohë i sezonit turistik në Kodrën e Diellit duket si një sfidë e madhe, për shkak të gjendjes në të cilën është lënë kjo pikë turistike. Sipas Drejtorit të ri të Kodrës së Diellit, të gjithë teleferikët janë pa miratimin teknik të nevojshëm, llogaria bankare është në zero, dhe ka mungesë të madhe të punëtorëve.

“Kam gjetur punëtorë me paga të papaguara për dy muaj, dhe asnjë fond për përgatitjet e sezonit, të cilat janë të domosdoshme. Problemi më i madh është gjendja e ski liftave që ende nuk kanë pranim teknik, dhe jemi me vonesë në këtë drejtim. Megjithatë, kemi angazhuar njerëz dhe kemi nisur procedurat, me shpresë se deri në fillim të sezonit gjithçka do të jetë gati. Do të vëmë në funksion hotelin Sllavija, pasi hoteli Kodra e Diellit është në gjendje të mjerueshme dhe nuk përmbush as kushtet minimale për hapje.” – tha Aliji.

Aliji ka paralajmëruar edhe një revizion të punës së ish-udhëheqësit të Kodrës së Diellit, që do të nisë së shpejti, duke dyshuar për disa shkelje gjatë drejtimit të mëparshëm.

“Ne, si udhëheqësi dhe Këshilli Mbikëqyrës, kemi miratuar kërkesën për një kontroll të brendshëm për të hetuar keqpërdorimet e mundshme dhe do të insistojmë që ndërmarrja jonë të ketë një kontroll të rregullt të brendshëm” tha Abdulgani Aliji, Drejtor i Kodrës së Diellit,.

Pavarësisht këtyre sfidave, Aliji ka premtuar se sezoni i ri do të fillojë në kohë dhe pa pengesa të mëdha. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

Bekteshi: Nuk do të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike, por mund të ketë rritje

Story i radhës

Bekteshi: BDI nuk frikësohet nga asgjë, që sot le t’i nisin hetime

Të fundit nga