Kodi zgjedhor,VMRO kërkon debat të ekspertëve

Grupi parlamentar i VMRO–DPMNE-së të cilët mbështesin propozimin për një njësi zgjedhore konsiderojnë se ndryshimeve duhet t’u paraprijë një debat i gjerë ekspertësh për marrjen e vendimeve cilësore.

“Për këtë na nevojitet konsensus, por përderisa nuk ulemi dhe bisedojmë në një debat publik, ku do të dëgjonim edhe ekspertët e jo vetëm ne si përfaqësues të partive politike, atëherë absolutisht nuk do të dimë se ku po shkojmë. Ne si VMRO–DPMNE insistojmë në zgjedhje të parakohshme, pra kjo është temë si parapërgatitje për zgjedhje kurdo që të ndodhin. Mos të ndodh si në të kaluarën që para zgjedhjeve të ulemi dhe të bisedojmë për çështje të tilla dhe të sjellim vendime të shpejta. E dimë se gjithçka e miratuar shpejtë, më pas kërkon ndryshime shtesë.”,- u shpreh deputetja e VMRO–DPMNE-SË, Dafina Stojanovska.

Kërkesa për ndryshime në Kodin Zgjedhor erdhi nga partitë e vogla maqedonase në pushtet. Kërkojnë modeli zgjedhor nga gjashtë të kalojë në një njësi zgjedhore, duke hequr pragun zgjedhor dhe lista të hapura me përfaqësim të grave në 50%.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Антидискриминациска отвори постапка за сегрегација на ученичката Ембла

Story i radhës

Përkeqësohet gjendja epidemiologjike në Tetovë

Të fundit nga