kociu apel per dhurimin e gjakut njesite levizese kete jave ne erseke permet roskovec dhe kucove 67b1c5095f49d

Koçiu apel për dhurimin e gjakut: Njësitë lëvizëse këtë javë në Ersekë, Përmet, Roskovec dhe Kuçovë

February 16, 2025
1 minut lexim

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u ka bërë apel qytetarëve në të gjithë vendin, që t’i bashkohen nismës për dhurimin e gjakut përmes njësive lëvizëse, të cilat do të jenë të pranishme në çdo qytet gjatë gjithë muajit shkurt.

Ministrja Koçiu, përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se “njësia lëvizëse e dhurimit të gjakut këtë javë ka qenë pranë qytetarëve në Bashkitë Librazhd, Gramsh, Cërrik, Lezhë dhe Peqin.

Falë solidaritetit dhe humanizmit tuaj, dhjetëra pacientë do të kenë një shans më shumë për jetën!”

Ministrja u kujton qytetarëve se duke nisur nga e hëna, ekipi i njësive lëvizëse të dhurimit të gjakut do të vijojë misionin në Bashkitë Ersekë, Përmet, Roskovec dhe Kuçovë.

“Një gjest i vogël, një jetë e shpëtuar! Dhuro gjak dhe bëhu shpresë për ata që kanë më shumë nevojë”, thekson ministrja.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

radev nuk pranojme ndryshime ne asnje marreveshje te arritur deri me tani 67b1c023450a9
Story i mëparshëm

Radev: Nuk pranojmë ndryshime në asnjë marrëveshje të arritur deri më tani

ushtaret italian patrullojne ne kufirin kosove serbi 67b1ce6a23bd4
Story i radhës

Ushtarët italian patrullojnë në kufirin Kosovë – Serbi

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë