Rijad Shaqiri, deputet i koalicioni VLEN në DailyClick bëri të ditur se si koalicion kanë draft-version të Ligjit për përfaqësim të drejtë, transmeton TV21.
“Si koalicon VLEN kemi draft-version të ligjit për përfaqësim të drejtë. Konsiderojmë se nëpërmjet ligjit obligojmë edhe institucionet të cilët deri më tani nuk kanë pasur të pranuar asnjë shqiptar, në momentin që vendos mekanizmin ligjor çdo institucion është i obliguar të respektojë rregullativën ligjore. Në momentin që nuk e respekton rregullativën ligjore do të ndeshet me kontrollet të cilat duhet t’i ushtron shteti. Konsiderojmë se nëpërmjet ligjit për përfaqësim adekuat do të bëjmë zgjidhje substanciale”, tha deputeti i VLEN, Rijad Shaqiri në Daily Click.
Burimi: TV21