koalicioni vlen 229 milione denare per ruajtjen e mjedisit jetesor 67f7830ed19f3

Koalicioni “Vlen”: 229 milionë denarë për ruajtjen e mjedisit jetësor

April 10, 2025
1 minut lexim

Shkup, 10 prill – Në kudër të sigurimit të një mjedisi sa më të shëndetshëm dhe ruajtjen e biodiversitetit, përmirësimin e mjedisit jetësorë, cilësisë së ujit të pastër, tokën pjellore dhe ngritjen e vetëdijes ndaj asaj që është publike, bëjmë të ditur se Qeveria dhe Ministria e Mjedisit Jetësor, kanë shpallur konkurs publik për ndarjen e mjeteve nga programi për investime në Mjedis ku do të ofrohen 229 milion denarë.

Këto mjete do të ndahen për kanalizime, pastrimin e ujërave të zeza, ujësjellës, programe kërkimore si dhe në edukimin e ngritjes së vetëdijes mjedisore.

Ne ftojmë të gjithë komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative.

Koalicioni VLEN është i përkushtuar në forcimin dhe promovimin e politikave socio-mjedisore. Ne synojmë përmes politikave tona të ndërtojmë një vend të jetueshëm për të gjithë qytetarët dhe një vend me zhvillim të qëndrueshëm, pasi vetëm kështu do të ndërtojmë një të ardhme të sigurt për breza e tanishëm dhe brezat që do të vijnë.

VLEN për mjedis të pastër, VLEN për qytetarët!

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

reagimi i bdi se me rastin e emerimit te petar bojovskit si udheheqes i agjencise per fondet arsimore evropiane 67f783097c3b4
Story i mëparshëm

Reagimi i BDI-së me rastin e emërimit të Petar Bojovskit si udhëheqës i Agjencisë për Fondet Arsimore Evropiane

ndertuam aleanca te forta rama kryeministri britanik per here te pare ne tirane 67f7886d26e6a
Story i radhës

“Ndërtuam aleanca të forta”, Rama: Kryeministri britanik për herë të parë në Tiranë

Të fundit nga

ShkoLartë