Koalicioni në pushtet në PE e mbajti shumicën – Troshanovski: Dinamika e zgjerimit do të mbetet e njëjtë

min lexim

Nuk ka ndryshim të konsiderueshëm në numrin e mandateve të koalicionit të deritanishëm në pushtet në Parlamentin Europian. Partia popullore europiane, socialdemokratët dhe liberalët e mbajtën shumicën me 404 nga gjithsej 720 deputetë. Sipas analistit marko Troshanovski, nuk do të ketë ndryshime drastike në politikat e Komisionit të ardhshëm europian.

 “Pritjet për valën radikale të krahut të djathtë që supozohej të përfshinte Europën dështuan. Komisioni do të jetë pak a shumë konservator, i udhëhequr nga Partia Popullore Europiane dhe ka shumë gjasa që Von der Lajen të vazhdojë ta udhëheqë atë”, tha Marko Troshanovski, Institut për Demokraci “Societas Civilis”.

Mirëpo, siç shton Troshanovski, është shqetësues fakti se në qendrat vendimmarrëse të Unionit – si Parisi dhe Berlini, janë arritur rezultate të shkëlqyera nga e djathta ekstreme, e cila do të mundohej ta pengonte procesin e zgjerimit të Unionit. Ai beson se fokusi kryesor do të vazhdojë të jetë Ukraina dhe për momentin nuk do të ketë ndryshim në dinamikën e zgjerimit, megjithëse Maqedonia dhe vendet e rajonit presin një hap të madh përpara. Sipas Troshanovskit, Komisionit të ardhshëm, në këtë periudhë të krizave gjeopolitike, i duhet sukses në fushën e zgjerimit, ku, siç thotë ai, kryeson Mali i Zi, por nuk mungon as Maqedonia. Na mbet që ta bëjmë hapin për ndryshimin e Kushtetutës dhe analisti vlerëson se i njëjti nuk do të tejkalohet me qëllimin për ndryshim të kornizës negociuese.

“Nëse strategjia kryesore është ndryshimi i kornizës negociuese si parakusht për marrjen e vendimit në fillim të negociatave, nuk mendoj se kjo do të ndodhë dhe kushdo që mbron një gjë të tillë ose nuk e kupton procesin ose do ta pengojë me vetëdije”, deklaroi Troshanovski .

Troshanovski e sheh zgjidhjen në idenë e aneksit të Marrëveshjes me Bullgarinë. Domethënë me përfshirjen e përfaqësuesve të Unionit në Komisionin Historik, që do të garantonte objektivitetin e procesit të negociatave.

“Nëse ka vetëdije te dyja palët, në Sofje dhe Shkup, me modalitetin e këtillë do të plotësohet marrëveshja për bashkëpunim dhe mendoj se ka gjasa që punët të lëvizin përpara”, shtoi ai.

Nëse gjendet kompromis për modalitet të tillë, Troshanovski pret që ndryshimet kushtetuese të ndodhin deri në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm. Nga përfaqësuesit e shumicës së re parlamentare në vend, më shumë optimizëm tregoi Arben Taravari, i cili deklaroi se qeveria e ardhshme do të fillojë dhe do të përfundojë negociatat për anëtarësim në Union.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Adixhiku takon Blairin: Një mik i madh i Kosovës, një hero i historisë sonë

Story i radhës

Ilir Meta takohet me liderin e opozitës turke, Ozgur Ozel: Fitore mbresëlënëse në zgjedhjet vendore

Të fundit nga