17
Shkup 15 dhjetor – Koalicioni i partive shqiptare VLEN dënon ashpër retorikën nxitëse dhe polarizuese të cilën vazhdon ta përdorë BDI, e që për qëllim të vetëm katë mbulojë skandalet korruptive të përmasave marramendëse të zyrtarëvetë lartë të kësaj partie. Thirrjet për radikalizim në secilën paraqitje publike të tyre dukefilluar nga lideri e deri te aktivisti më i thjeshtë, komunikatat mepërmbajtje antagoniste dhe përplot urrejtje ndëretnike, skenarët përdestabilizim siç ishte “roja e gjuhës” e që u dëshmua një kauzë joekzistuese, nuk janë asgjë më shumë sesa tentime të dëshpëruara tëkësaj strukture të korruptuar politike për të mbuluar turpin dhekompromentimin me etnonacionalizëm.
Retorika e këtillë por edhe sjellja anarkiste e tyre qartazi janë të frymëzuara nga politikani i preferuar i tyre Nikolla Gruevski i cili në vitin 2016 refuzonte të shkonte në opozitë dhe kërcënonte shtetin me “Natën e thikave të gjata” – aksionin famëkeq të Hitlerit për të eliminuar të gjithë kundërshtarët e tij politikë. Është dëshpëruese për opinionin vendor por sidomos për partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë – SHBA, NATO, BE, OSBE, që një parti politikee cila që nga themelimi ka promovuar pajtimin, stabilitetin, tejkalimine ndasive dhe integrimin evropian, sot është kthyer në organizatë parapolitike nxitëse të konflikteve, të mosdurimit etnik, të shpërfilljes së institucioneve dhe shkeljes së ligjit.
Pyesim publikisht: cila është fytyra e vërtetë e BDI-së? Ajo e politikave të moderuara dhe tolerancës, apo kjo e sotmja, e kërcënimeve, e urrejtjes,dhe çorroditjes së plotë shkaku i humbjes së pushtetit? A është BDI-japartia e cila proklamonte se “Maqedonia është po aq e shqiptarëve saedhe e maqedonasve”, ose është BDI-ja kjo e sotmja që urren, lufton dhe tenton të shkelë ndaj çdokujt që përpiqet t’i tregojë se edhe opozita karol të rëndësishëm në shoqëritë demokratike?
Pyesim publikisht: a nuku vjen turp funksionarëve të deridjeshëm shtetërorë, përfshirë një ishKryeministër, një ish Ministër të jashtëm, një ish Ministër tëfinancave, e shumë e shumë të tjerë, që mandatet i kanë harxhuar për t’upasuruar dhe jo për të zgjidhur çështjen e hapur të gjuhës shqipe dhesot, pa pikë turpi çirren për gjuhën, kombin e gjakun?
Koalicioni VLEN bën thirrje tek qytetarët të mos bien në kurthin emanipulimeve politike të BDI-së. Shqetësimi i vetëm i tyre ështëzbulimi i korrupsionit marramendës të zyrtarëve të lartë dhe ishfunksionarëve qeveritarë. Lista e zezë amerikane e bëri të qartëlidhjen vëllazërore mes Ali Ahmetit e Artan Grubit dhe Nikolla Gruevskite Sasho Mijallkovit. Pikërisht kjo është arsyeja e vërtetë përse janëtë shqetësuar dhe të frikësuar zyrtarët e lartë të BDI-së. Ora epërgjegjësisë po afron.
BURIMI: zhurnal.mk