Koalicioni i Majtë merr shumicën në Francë, lideri i Frontit Popullor: Në shpëtuam Republikën, jemi gati të qeverisim

1 minut lexim

Udhëheqësi i Frontit të Ri Popullor (NFP) Jean-Luc Melenchon thotë se partia e tij është “gati për të qeverisur” pasi sondazhet tregojnë se koalicioni i tij i majtë përfundoi me shumicën e vendeve në zgjedhjet e parakohshme të Francës.

NFP pritet të marrë nga 172-205 vende dhe do të duhet të formojë një qeveri të pakicës në Asamblenë Kombëtare, me 289 vende të nevojshme për një shumicë absolute.

“Fronti i Ri Popullor është gati të qeverisë”, tha zoti Melenchon.

“Dhe në fund të fundit, është alternativa e vetme që ka një program shumë të organizuar dhe një program shumë të detajuar. Elementët e majtë janë të bashkuar dhe kanë treguar se kanë mundur ta përballojnë këtë situatë të jashtëzakonshme historike.Edhe një herë shpëtoi Republika, ne shpëtuam Republikën”, shtoi ai.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Berisha: Çdo ditë Zamani, ky mercenar tallet me cinizëm me shqiptarët, duke mbyllur dosjet elektorale dhe duke sulmuar opozitën

Story i radhës

Manchester United dhe Juventus, mund të shkëmbejnë Sanchon dhe Chiesan

Të fundit nga