Koalicioni i Majtë merr shumicën, Lideri i Frontit Popullor: Ne shpëtuam Republikën, jemi gati të qeverisim!

1 minut lexim

Udhëheqësi i Frontit të Ri Popullor (NFP) Jean-Luc Melenchon u shpreh se partia e tij është gati për të qeverisur pasi sondazhet tregojnë se koalicioni i tij i majtë përfundoi me shumicën e vendeve në zgjedhjet e parakohshme të Francës.

NFP pritet të marrë nga 172-205 vende dhe do të duhet të formojë një qeveri të pakicës në Asamblenë Kombëtare, me 289 vende të nevojshme për një shumicë absolute.

“Fronti i Ri Popullor është gati të qeverisë. Dhe në fund të fundit, është alternativa e vetme që ka një program shumë të organizuar dhe një program shumë të detajuar.

Elementët e majtë janë të bashkuar dhe kanë treguar se kanë mundur ta përballojnë këtë situatë të jashtëzakonshme historike.Edhe një herë shpëtoi Republika, ne shpëtuam Republikën”, tha ai.

Story i mëparshëm

VLEN: BDI të reformohet dhe të mos merret me lajme të rrejshme, Gashi do na përfaqësoj në SHBA

Story i radhës

IHMK: Respektoni udhëzimet, kujdes nga temperaturat e larta

Të fundit nga