Koalicion me LSI-në, Bumçi zbulon detajet

January 29, 2022
1 minut lexim

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Aldo Bumçi ka lënë të hapur mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.

“Negociata janë zhvilluar me LSI-në, kanë shkuar shumë mirë. Të presim edhe 3 ditë, afati i mbylljes së koalicioneve është nata e të martës dhe atëherë do shpallet koalicioni jonë”, u shpreh ai.

Bumçi deklaroi se Basha është pjesë e një pakice që ka mbështetjen e kryeministrit Rama, ndërsa theksoi se kjo situatë është e përkohshme, pasi sipas tij PD-ja po rithemelohet.

“Gjithçka tregon që ai është një pakicë, pro me ndihmën e Ramës thotë që unë kam logon, siç mbaj selinë mbaj dhe logon. Kjo është e përkohshme dhe do zgjidhet. Partia nuk është ai. Kjo që po bën Basha është në dëmtim të opozitës dhe demokracisë. Nëse do të rrish në opozitë me dhunë, atëherë Rama është mbret aty. Pluralizmi u shpëtua dhe tashmë ka një PD që është në rithemelim. Ne e kemi betejën me Ramën”, tha ai.

Bumçi komentoi raportin e Transparency International, i cili tregonte tendencën në rritje të korrupsionit në vend, ndaj për këtë tha se Rama dhe qeverisja e tij kanë kapur çdo hallkë të vendit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rritet numri i fëmijëve të infektuar në Maqedoni

Story i radhës

Ahmeti – Kurti: Projekte konkrete për të mirën e qytetarëve

Të fundit nga

Pa pritje e kolona në pikat kufitare

Ndonëse jemi në prag të festave të fundvitit, të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëjnë të ditur se nuk ka kolona dhe pritje në asnjë nga pikat kufitare të Kosovës.

Moti parashikohet i vranët dhe pa reshje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot moti parashikohet i vranët dhe pa reshje. “Në mëngjes, në shumë zona do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3
ShkoLartë