KMDLNJ kërkon më shumë benefite për të burgosurit

min lexim

Shumë të burgosur në vend përfitojnë beneficione të ndryshme si rezultat i sjelljeve të mira gjatë qëndrimit të tyre në burg. Por, janë monitoruesit e personave të privuar nga liria, të cilët po thonë se të burgosurit kosovarë duhet të kenë më shumë beneficione, pasi, sipas tyre, kanë sjelljet më të mira në rajon.

I përcjellë nga oficerët korrektues Faton Hajrizi ka takuar familjarët e vet pas 18 vjetësh në banesën ku ata jetojnë në Skenderaj.

Faton Hajrizi, i cili në vitin 2000 ishte burgosur, pasi kishte vrarë një ushtar rus në Skenderaj, është i njohur në publik si personi që është arratisur nga të gjitha burgjet e Kosovës.

Pra, Faton Hajrzi është arratisur tetë herë.

Por, këtë dalje nën shoqërimin e gardianëve ai e ka përfituar pas 18 vitesh, pasi që i është përshtatur kushteve të risocializimit brenda burgut.

Të burgosur të tjerë si Faton Hajrizi kanë po të njëjtën dëshirë e qëllim.

E si ja arrijnë ti përfitojnë të burgosurit këto benificione ka treguar zv.drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani.

“I dënuari duhet të ketë sjellje të mira, të përshtatet me rendin shtëpiak. Pastaj i nënshtrohet një paneli, i cili është multidisiplinor që bën vlerësimin gjatë mbajtjes së dënimit. Paneli propozon drejtorit dhe drejtori pastaj vendos a duhet të shkojë apo jo në shtëpi”, ka thënë Dibrani.

Ndërsa në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut thonë se të burgosurit kosovarë meritojnë më shumë beneficione, pasi, sipas tyre janë më të sjellshmit në rajon.

“Për shkak të sjelljeve të mira që i kanë do të duhej që të njëjtit të merrnin diçka, një shpërblim. Ky është qëllimi, përndryshe cili do të ishte qëllimi i sjelljeve të mira. Prandaj ne si monitorues vlerësojmë që ata nuk e marrin atë që e meritojnë”, ka thënë Valentina Demolli nga KMDLNJ.

Aktualisht në burgjet e Kosovës janë duke vuajtur dënimet mbi 1000 persona, ndërsa në paraburgim gjenden edhe 430 persona të tjerë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kujtim Lleshi që i shënoi Hajdukut të Splitit, u largua pas 6 muajve, shkak Millovan Gjoriqi

Story i radhës

Festivali FOLK FEST vazhdon te shënoj histori

Të fundit nga