Klubi më i madh holandez shkarkon trajnerin  

January 27, 2023
1 minut lexim

Ajaxi i Amsterdamit ka shkarkuar trajnerin Alfred Schreuder pas barazimit 1-1 në shtëpi me skuadrën e Volendamit në Eredivisie.

Bëhet  fjalë për barazimin e gjashtë radhazi dhe për një ecuri të papracedentë negative me gjashtë barazime dhe një humbje në shtatë takimet e fundit.

“Harkëtarët e Amsterdamit” tani renditen në vendin e pestë në Eredivisie, shtatë pikë prapa liderit Feyenoord. “Është një vendim i dhimbshëm, por i nevojshëm.

Përveç një fillimi të mirë të sezonit, ne kemi humbur në mënyrë të panevojshme shumë pikë,” deklaroi shefi ekzekutiv i Ajaxit, Edwin van der Sar, në faqen e klubit.

“Ne i dhamë Alfredit kohën dhe besimin tonë për të ndryshuar mënyrën se si po shkonin gjërat”, por “na u bë e qartë se ai nuk mund të ndryshonte rrjedhën e gjërave,” shtoi ai.

Ajax nuk ka fituar në kampionat që nga 22 tetori. Alfred Schreuder mbërriti tek Ajax verën e kaluar nga Club Brugge për të zëvendësuar trajnerin Erik ten Hag i cili u transferua te Manchester United.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Peleshi pritet në Pentagon nga Lloyd Austin: SHBA do vijojë mbështetjen për sigurinë kibernetike

Story i radhës

Drita dhe Trepça’89 thonë se nuk e votojnë draft-statutin e përgatitur nga FFK-ja

Të fundit nga

ShkoLartë