klubi kroat raporton zhdukjen e futbollistit 27 vjecar 64e534e07074e

Klubi kroat raporton zhdukjen e futbollistit 27-vjeçar

August 22, 2023
1 minut lexim

Momente paniku, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, klubi kroat HNK Gorica, që militon në elitën e futbollit, përmes rrjeteve sociale, ka raportuar zhdukjen e futbollistit 27-vjeçar, Hamid Abdullah Talal, i cili dy javë më parë u transferua nga hungarezët e ZTE drejt Goricës.  

Të shtunën, më 19 gusht, Talal u largua nga Kroacia për në Budapest për të sjellë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim në klubin e tij të ri, ndërkohë që prej ditës së djeshme, nuk është bërë më i gjallë.

Futbollisti kishte një Porsche të bardhë “Taycan” me targa suedeze, teksa ka pasaportë irakiane dhe suedeze.

Ai së fundmi nënshkroi kontratë deri në verën e ardhme me Goricën.

Policia nuk përjashton mundësinë që Hameed të jetë viktimë e një rrëmbimi, duke qenë se ai vjen nga një familje e pasur. 

“Zhdukja është raportuar në policinë hungareze, dhe familja dhe HNK Gorica po kërkojnë nga kushdo që ka ndonjë informacion për Hamed të kontaktojë stacionin apo klubin më të afërt të policisë”, shkruan klubi i HNK Goricës në “Facebook.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

avokati i popullit dokumentat e reja ti paguaj shteti jo qytetaret 64e533b607346
Story i mëparshëm

Avokati i Popullit: Dokumentat e reja t’i paguaj shteti jo qytetarët!

imazhet satelitore tregojne pasojat e sulmit ne bazen ajrore ruse 64e539d0a138b
Story i radhës

Imazhet satelitore tregojnë pasojat e sulmit në bazën ajrore ruse

Të fundit nga

Gjendet i vdekur artisti koreano-jugor

Këngëtari koreano-jugor, Wheesung u gjet i vdekur të hënën në shtëpinë e tij në Seul. Ai ishte 43 vjeçar. Artisti u gjet në një gjendje arresti kardiak, thanë autoritetet, duke shtuar se
ShkoLartë