Klubi italian gjen akordin për të transferuar dy sulmuesit e Serie A

1 minut lexim

Napoli ka arritur marrëveshjen për transferimin e Xhiakomo Raspadorit dhe Xhiovani Simeones.

Siç bën me dije “Corriere dello Sport”, klubi italian ka arritur akordin me Sasuolon dhe Veronën dhe të dy sulmuesit priten të kryejnë shumë shpejt vizitat mjekësore.

Me italianin ishte gjetur prej kohësh akordi, por duhej bindur dhe Sasuolo. Duket se të dyja palët kanë rënë dakord për këtë transferim dhe zyrtarizimi është vetëm çështje orësh.

Për sa i përket sulmuesit argjentinas, Napoli nuk pati shumë probleme për të rënë dakord me Veronën dhe ai gjithashtu pritet të zyrtarizohet shumë shpejt.

Nga ana tjetër, Napoli është në bisedime të avancuara dhe me Kejlor Navasin, të cilin PSG-ja ka menduar ta lërë të lirë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lewandowski kërkon një favor

Story i radhës

Kampioni i botës vajton: Gjithçka që fitova, m’i morën femrat

Të fundit nga