Sonte do të zhvillohet ndeshja e dytë finale e “Play-Off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll.
Trepça dhe Ylli kësaj radhe do të takohen në palestrën “Minatori.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:30, teksa atmosfera e zjarrtë nga mitrovicasit nuk do të mungojë.
Por, atmosferë të tillë do të ketë edhe në Suharekë, te palestra sportive “13 Qershori”.
Klubi i Golden Eagle Yllit ka bërë të ditur se ndeshja do të transmetohet përmes projektorit te palestra.
Kujtojmë se nga tifogrupi nga Suhareka, “Xhebrailat”, është thënë se Federata e Basketbollit e Kosovës nuk ka dhënë lejen që ata të udhëtojnë drejt Mitrovicës sonte.
Ndryshe, Ylli është duke udhëhequr 1:0 në serinë finale.