Klubi i Serie A mund të ndryshojë pronësi!

min lexim

Pas 36 vitesh, familja Pozzo mund të shesë Udinese! Lajmi po rilançohet në këto orë nga Il Sole 24 Ore. Gazeta kryesore ekonomike italiane shpjegon se Pozzo do të ishte paraprakisht në kontakt me një kompani të blerjes me qëllime të veçanta, një instrument financiar i suksesshëm në botën e sportit, në Nju Jork.

Siç u përmend, marrëveshja do të ishte ende shumë, shumë larg mbylljes. Por nuk është rastësi – theksohet sot (e martë 9 gusht) nga media të ndryshme – që edhe Udinese po teston terrenin në këtë kuptim pas dy vitesh me bilancet në të kuqe.

Në vitin 2020, bilanci i bardhezinjve kishte regjistruar një humbje prej 10 milionë eurosh, ndërsa ai i 2021-ës, falë edhe pandemisë nga Covid-19 (dhe asaj që shkaktoi), pati një -36.8 milionë.

Sipas asaj që mësohet, nëse negociatat do të kishin një rezultat pozitiv, Udinese mund të zbarkonte edhe në Wall Street. Gjatë 36 viteve të drejtimit të Pozzo-s, Udinese arriti edhe një kualifikim historik në Champions League. Ishte sezoni 2004-2005.

Ishte skuadra e Luciano Spallettit në pankinë (trajneri toskan dha dorëheqjen në fund të sezonit), i Sensinit në mbrojtje, i Pizzarro, Jankulosvki dhe Muntarit në mesfushë dhe i Di Michele, Di Natale dhe Iaquinta në sulm.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Libri fyes i sociologjisë/ MASh formon komision për tërheqje nga përdorimi

Story i radhës

“Çmendet” moti në Itali, rrugët kthehen në lumenj, uji merr përpara makinat

Të fundit nga

Në Majën e Malësorit

Këtë të diele me 17 nëntor, “Hikingnjeri” organizon ecjen e përvjetshme në Majën e Malësorit 2424