Klubi i Prodhuesve dërgon kompanitë vendore në panairin “World of Private Label” në Amsterdam

May 31, 2022
1 minut lexim

Sot fillon Panairi Ndërkombëtarë i PLMA’s “World of Private Label”, në të cilin Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka organizuar pjesëmarrjen e shtatë kompanive vendore, në kuadër të Private Label Network Kosovo (Rrjetit të Etiketave Private).

Në këtë vit në panair do të prezantohen rreth 2,800 kompani ekspozuese nga 70 vende të botës, përfshire 60 pavijone botërore. Mbi 17,000 vizitorë tregtarë pritet të vizitojnë këtë ngjarje, duke përfshire importuesit dhe eksportuesit, shitësit me shumice si dhe përfaqësuesit e shitjes me pakicë.

Kompanitë pjesëmarrëse në pavijonin “Made in Kosova” të organizuar nga Klubi i Prodhuesve, janë kompani të sektorëve të ndryshme dhe kompani të njohura në vendin tonë. Pjesëmarrës në këtë edicion do të jetë kompania CADI, SCAMPA, FLUTRA, HAPPY, ERC TRADE, FLEXOGRAF, dhe LIRI.

Shtandi i Kosovës që gjendet në sallën numër 8, dhe pritet të frekuentohet nga vizitorë dhe pjesëmarrës të shumtë. Gjatë dy ditëve të panairit, pjesëmarrësit pritet që të rrjetëzohen, rrisin mundësitë e bashkëpunimit dhe të informohen mbi trendet e fundit sa i përket etiketave private (private labels).

Rrjeti i Etiketave Private (Private Label Network Kosovo), është iniciativë që synon të mbështesë, zhvillojë dhe promovojë prodhuesit e etiketave private. Private Label Network Kosovo është në mbështetje të vazhdueshme të kompanive vendore për të promovuar produktet e tyre në panairet e ndryshme ndërkombëtare, me synimin që ato të rrisin kapacitetet prodhuese dhe të gjejnë blerës edhe në shtetet e jashtme.

Panairi ndërkombëtarë i PLMA’s “World of Private Label”, mbahet me 31 maj – 1 qershor 2022 në Amsterdam, Holandë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Befason Fatos Lubonja: Vajzës time i kam thënë provo sa meshkuj të duash, para se të martohesh

Story i radhës

85 raste të reja, asnjë i vdekur nga koronavirusi

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во

Gresa, Rovenës: Na ofendove dhe na bullizove

Debat mes Rovenës dhe Gresës ka pasur edhe mbrëmjen e djeshme. Gresa akuzoi Rovenën për ofendime dhe bullizëm ndaj saj dhe banorëve. “Na fyeve, na ofendove na bullizove, kështu fol ti”, i
ShkoLartë