Klubi i njohur i Ligue 1 i jep “lamtumirën” trajnerit

November 29, 2023
1 minut lexim

Klubi i njohur i Ligue 1 i jep “lamtumirën” trajnerit!

Konsiderohen si një ekip i mesit të tabelës, por sërish vetëm 1 pikë, nga 4 sfidat e fundit janë jashtëzakonisht shumë pak.

Bëhet fjalë për francezët e Nantes, bordi i së cilës i ka dhënë “lamtumirën”,teknikut, Pierre Aristouy.

Francezi 43-vjeçar mori në dorë “frerët” e “kanarinave” në 9 maj të këtij viti dhe drejtoi skuadrën në vetëm 17 ndeshje, ku arriti të fitojë 5 prej tyre, të barazojë 4 të tilla, si dhe të humbasë 8 përballje.

Për këtë arsye dhe për të mos përjetuar sërish “makthet” e rënies nga kategoria, siç pësuan vitin e shkuar ku shpëtuan në ndeshjen e fundit të sezonit, bordi i Nantes ka vendosur t’ia besojë pankinën, një tjetër francezi, 51-vjeçarit, Jocelyn Gourvennec, i cili më herët në karrierën e tij ka qenë tekniku i Lille, ku ka arritur të fitojë dhe Superkupën e Francës, në sezonin 2021-2022.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Stojanoviq: Gjendja në burgun e Idrizovës nuk është ashtu siç pretendohet, mediat publikojnë fotografi të vjetra

Story i radhës

Shpenzimi mesatar i shqiptarëve për komunikimin celular u rrit me 4.2% vitin e kaluar

Të fundit nga

Klubi anglez mban ‘takim urgjent’ me UEFA-n

Klubi i Ligës Premier, Crystal Palace, do të zhvillojë bisedime me UEFA-n rreth pjesëmarrjes së tyre në garat evropiane sezonin e ardhshëm, për shkak të një shkeljeje të mundshme të rregullave për

Pacolli: Ne nuk jemi ata që bllokojmë Kuvendin

Sot ka dështuar për herë të 25-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, në emisionin “Info Plus” të RTK-së, deklaroi se nuk bëhet fjalë
sqmken
ShkoLartë