Rusët kanë nisur t’i ndiejnë pasojat e para, pas sulmit ushtarak që e filloi sot presidenti Vladimir Putin në Ukrainë.
Në fakt, kompanitë e ndryshme ruse, por edhe ekonomia në përgjithësi atje pritet të ketë goditje të rëndë.
Goditjen e parë e pësoi sot kompania e gazit, Gazprom.
Në fakt, klubi gjerman, Schalke ka njoftuar se do ta largojë sponsorizimin e kompanisë “Gazprom” nga fanellat e ekipit për shkak të sulmit ushtarak rus në Ukrainë.
Edhe kompanitë e sferave të ndryshme pritet ta pësojnë keq në vendet tjera të Evropës dhe botës pas sulmit ndaj Ukrainës.
Ndaj Rusisë do të vendosen sanksione të ashpra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Evropian.