klubi i madh arab ne sulm per salah 69369cb46e982

Klubi i madh arab në sulm për Salah

December 8, 2025
1 minut lexim

Klubi saudit Al-Hilal raportohet se është gati të ndërmarrë hapa konkretë për transferimin e yllit të Liverpool-it, Mohamed Salah, gjatë afatit kalimtar të janarit.

E ardhmja e sulmuesit egjiptian është vënë në pikëpyetje pas incidentit të fundjavës, kur Salah u la në stol në ndeshjen ndaj Leeds United në Elland Road.

Pas ndeshjes, ai ka folur për mediat britanike duke deklaruar se “dikush brenda klubit po dëshiron ta largojë”, si dhe ka pranuar se nuk ka “asnjë marrëdhënie” me trajnerin Arne Slot.

Sipas “The Mirror”, Al-Hilal po e sheh situatën e tensionuar në ‘Anfield’ si mundësi për të siguruar një marrëveshje shumë më të favorshme. Klubi saudit kishte tentuar të merrte Salah 18 muaj më parë me një ofertë rreth 150 milionë funtesh, por këtë herë besohet se ata mund ta sigurojnë transferimin për më pak se gjysmën e kësaj shume.

Madje, siç raportohet, Salah mund ta ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për Liverpool-in. Trajneri Slot pritet të mos e përfshijë atë as në duelin e Ligës së Kampionëve kundër Inter Milanit, e as në ndeshjen e Premier Ligës ndaj Brightonit.

Kjo vjen pak para se futbollisti të bashkohet me kombëtaren e Egjiptit për Kupën e Kombeve të Afrikës që mbahet në Marok javën e ardhshme.

E ardhmja e Salah mbetet e pasigurt, ndërsa Liverpooli përballet me presion në rritje për menaxhimin e situatës dhe ruajtjen e stabilitetit brenda skuadrës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arratisjet e bujshme te toma taulantit kush eshte shqiptari qe luan me burgjet europiane 69369c5c9b46e
Lajmi i mëparshëm

Arratisjet e bujshme të Toma Taulantit, kush është shqiptari që “luan” me burgjet europiane

rritet profesionalizmi i fsk se furnizohen me veshmbathje speciale te zhytjes 69369cc343c3b
Lajmi i radhës

Rritet profesionalizmi i FSK-së, furnizohen me veshmbathje speciale të zhytjes

Të fundit nga

ShkoLartë