Disfata e turpshme e Laçit në kualifikueset e Ligës së Konferencës përballë Petrokubit ka sjellë një zhgënjim të madh te klubi kurbinas.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Laçi thekson se do të marrë masa për këtë humbje dhe se do të startojë një revolucion i ri në skuadër.
“Humbja e djeshme 1-4 kundër Petrokub, që rrjedhimisht solli edhe eliminimin nga Liga e Konferencës në turin e dytë eliminator, ka shkaktuar zhgënjim të madh në klubin tonë. Synimi ishte kalimi i turit dhe vazhdimi i një tradite pozitive në garat ndërkombëtare.
Kjo gjë nuk ndodhi dhe nisur nga rezultati dhe loja e zhvilluar, KF Laçi do të marrë gjithë masat që të jetë gati për sezonin e ri futbollistik. Kjo nënkupton një revolucion në ekip, në të mirë të së ardhmes së klubit në çdo aspekt. Rikthehemi më të fortë! Para Laçi!”, ishin fjalët e klubit në postimin e bërë në Instagram.