Schalke 04 ka zgjedhur trajnerin e ri të ekipit, i cili është Thomas Reis. 49-vjeçari e nisi sezonin 2022/2023 në Bundesliga në stolin e Bochumit, por u shkarkua me 12 shtator për mungesë të rezultateve pozitive.
“Blutë Mbretërorë”, u rikthyen këtë sezon në elitën e futbollit gjerman.
“Ferri” në Bundesliga 2 zgjati vetëm një vit, por gjërat në kampionat nuk po shkojnë mirë për Schalken, që renditet në vendin e fundit pas javës së 11-të.
Tifozët presin kthesën e ekipit, teksa Reis do të debutojë në stolin e një prej ekipeve historike të futbollit gjerman të dielën e 30 tetorit kundër Freiburgut në “Veltins Arena”.