Klubi gjerman ofron pesë milionë euro për Mërgim Berishën

July 15, 2022
1 minut lexim

Sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha pritet të transferohet nga Fenerbahce te Mainzi gjatë afatit kalimtar veror.

Mërgim Berisha nuk ka arritur të gjej veten nën urdhrat e trajnerit Jorge Jesus dhe iu dha mesazhi se “mund të gjesh një klub të ri”.

Futbollisti 24-vjeçar, i cili u diskreditua plotësisht pas transferimit të Joshua King, shkoi në vendin e tij Gjermani për të zhvilluar negociatat e transferimit.

Berisha do të ulet në tavolinë me klubin nga Bundesliga, Mainzin, i cili prej pak kohësh është kërkues i shërbimeve të tij.

Sipas mediumit turk Fantatik, Manzi është gati të paguajë katër milionë euro për ish-reprezentuesin e ekipeve të moshave të Gjermanisë.

Megjithatë, Fenerbahce kërkon të shesë Berishën për të njëjtën shumë, për pesë milionë euro që pagoi sezonin e kaluar.

Ndryshe, sulmuesi luajti gjithsej 33 ndeshje gjatë sezonit të kaluar te Fenerbahce, ku shënoi 7 gola dhe bëri 3 asistime.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 16 korrik

Story i radhës

Ju burrat, duhet të tregoheni edhe më të vëmendshëm se gratë me kremin e diellit

Të fundit nga

ShkoLartë