Klubi arab po përgatit ofertë të majme për Coutinhon

Philippe Coutinho mund ta ndjek rrugën e Cristiano Ronaldos për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.

Në fakt, një klub nga liga e këtij vendi ka shprehur interesim për futbollistin e Aston Villës.

Lajmin e ka bërë të ditur portali “Football Insider”.

Ish-futbollisti i Espanyolit, Interit, Liverpoolit, Barcelonës e Bayern Munichut, dështoi ta tregonte veten sa duhet në eksperiencën e tij të dytë në Premierligë.

Prandaj, ai mund ta konsiderojë ofertën e ardhur për të nga Arabia Saudite, edhe pse për momentin nuk dihet se për cilin klub bëhet fjalë dhe sa saktë është oferta për përfaqësuesin e dikurshëm brazilian.

Coutinho ishte bërë njëri prej futbollistëve më të mirë në botë në periudhën kur luante në Liverpool, por që prej largimit nga “Anfield Road” karriera e tij e ka marrë tatëpjetën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Finlanda në NATO/ Rusia forcon potencialin ushtarak

Story i radhës

Bie nga një lartësi prej 3 metrash në fabrikën e miellit, humb jetën punëtori 50-vjeçar – Ishte nisur drejt Traumës

Të fundit nga