Klubi anglez shqetëson Milanin

1 minut lexim

Erik Ten Hag po kërkon një mbrojtës me kualitet për qendrën e prapavijës dhe drejtuesit e Manchester United kanë hedhur sytë nga Serie A.

I preferuari i “Djajve të Kuq” është Fikayo Tomori, lideri i mbrojtjes së Milanit. 24-vjeçari është pjesë e kuqezinjve prej janarit të vitit 2020.

Tomori fitoi titullin kampion me ekipin e Stefano Piolit sezonin e kaluar, duke dhënë një kontribut të madh në suksesin e skuadrës italiane.

70 milionë euro është gati të ofrojë United për ish-lojtarin e Chelsea, por ky i fundit nuk ka ndërmend të rikthehet në ishull.

Tomori ndihet i lumtur te Milani, që nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e tij. Drejtuesit e kampionëve të Italisë po punojnë për t’i rinovuar kontratën.

Aktualja i përfundon në vitin 2025, ndërkohë që dyshja Maldini-Massara po tenton të rinovojë me dy vite të tjera (2027), teksa qendërmbrojtësin e pret edhe një rritje e konsiderueshme page.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dramë familjare për ish – lojtarin, arsyeja e çuditshme!

Story i radhës

Me këto truke do të blini kremin pudër që është ideal për fytyrën tuaj

Të fundit nga

Në Majën e Malësorit

Këtë të diele me 17 nëntor, “Hikingnjeri” organizon ecjen e përvjetshme në Majën e Malësorit 2424