Klubi anglez sfidon edhe Interin

Newcastle përballet me Interin për shërbimet e Marcus Thuram.

Sipas “90 min”, klubi anglez kanë nisur kontaktet me agjentët e sulmuesit francez, kontrata e të cilit është afër përfundimit me Borussia Monchengladbach.

25-vjeçari francez ka kohë që është në radarët e Interit dhe zikaltërit ende po mendojnë ta sjellin në Milano për të përforcuar repartin e sulmit.

Duket se ata do të kenë një pengesë të madhe pasi Newcastle është në gjendje të ofrojë shifër të lartë nëse klubi gjerman ia kërkon për vlerën e kartonit të Thuram.

Këtë sezon, Thuram ka luajtur 26 ndeshje, duke shënuar 15 gola dhe ka asistuar 4 herë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ushtarët ukrainas bëjnë një sy gjumë në llogoret e Bakhmutit, derisa së shpejti mund të nisë kundërofensiva

Story i radhës

Pas daljes nga “Big Brother” Armaldo Kllogjeri më i kërkuari i clube-ve! Shifrat që i ofrohen tenorit

Të fundit nga