Klubet e mëdha vazhdojnë interesimin për Hernandezin

min lexim

Milani ende nuk ka hapur bisedimet për kontratën e re me Theo Hernandezin, pasi të paktën katër klube raportohet se po vazhdojnë të përgatiten për një lëvizje të mundshme gjatë verës.

Francezi vazhdon të vlerësohet si një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botën e futbollit.

Ai ka kontratë të vlefshme me Milanin deri në verën e vitit 2026, por klubi italian dëshiron ta “blindojë” atë me një kontratë të re.

Por, interesimi nga klubet tjera të mëdha evropiane nuk po mungon për Hernandezin, andaj mbetet të shihet nëse “Rossonerët” do t’ia dalin ta bindin për të qëndruar në “San Siro”.

Eksperti italian i transferimeve, Matteo Moretto, ka dhënë një përditësim mbi të ardhmen e 26-vjeçarit përmes “Caught Offside”.

Deri më tani, bisedimet për rinovimin e kontratës ende nuk janë hapur mes dy palëve.

Bayern Munichi është seriozisht i interesuar për reprezentuesin e Francës, të cilin e shohin si një zëvendësues të mundshëm Alphonso Davies.

Shumë klube të Premierligës, si dhe disa në Arabinë Saudite janë gjithashtu të interesuara për ish-mbrojtësin e Real Madridit.

Milani besohet se do të kërkonte rreth 70-80 milionë euro për shitjen e Theo Hernandezit.

Story i mëparshëm

Olta Gixhari zbulon sa kilogramë ka shtuar gjatë shtatzanisë

Story i radhës

LIVE: Ushtarët e Putinit ‘gabojnë’ rëndë, këto shtete po ndihen të rrezikuara nga Rusia – vjen mesazhi i fuqishëm për NATO-n

Të fundit nga