Klubet dhe trajnerët kanë pengje të ndryshme në lidhje me merkaton dhe lojtarët që nuk kanë arritur t’i bëjnë pjesë të ekipeve të tyre. Një peng e ka edhe Jurgen Klopp, i cili deri tani nuk ka pasur mundësi të punojë me… Son Heung-Min.
Sulmuesi nga Koreja e Jugut është pjesë e Tottenhamit prej viti 2015, kur u transferua në ishull nga gjermanët e Bayer Leverkusen për 30 milionë euro. “Son është pengu im mund ta cilësoj si keqardhjen time më të madhe faktin që nuk e mora në skuadrën time.
Unë mendoj se ai është një ndër lojtarët më të mirë në botë dhe një legjendë në vendlindje”, deklaroi trajneri i Liverpoolit.
The Sun shkruan se tekniku gjerman i referohet vitit 2013, kur Son u transferua nga Hamburgu te Leverkuseni dhe jo te Dortmundi, që kishte Kloppin trajner.