Cody Gakpo tashmë mund të jetë në dispozicion të trajnerit Jurgen Klopp që në sfidën e radhës.
Në fakt, marrëveshja për blerjen e holandezit ishte njoftuar që më 28 dhjetor, por kishin mbetur për t’u kryer formalitetet për lejen e punës.
Gakpo tani është regjistruar si futbollist i Liverpoolit dhe nuk ka asnjë pengesë për të zbritur në fushë në ndeshjet zyrtare.
Lajm i mirë për të kuqtë, të cilët në ndeshjen e fundit pësuan disfatë në fushën e Brendtfordit me rezultatin 3-1.