Liverpooli e nisi me një barazim 2-2 sezonin 2022/2023 në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp kaloi dy herë në disavantazh në fushën e Fulhamit, por golat e Darwin Nunez (debutoi me gol në kampionat) dhe Momo Salah evituan humbjen e “The Reds”.
Trajneri gjerman foli hapur pas ndeshjes, duke deklaruar se Liverpooli luajti keq.
“Morëm një pikë nga një ndeshje e keqe nga ana jonë. Qëndrimi i ekipit nuk ishte i duhuri në fillim të takimit, nuk meritonim më shumë se një pikë.
Performanca jonë ka nevojë për një përmirësim të ndjeshëm. Ne bëmë të kundërtën e asaj që donim të bënim. Gjykimi? Arbitri nuk ndikoi fare në rezultat”, theksoi trajneri gjerman, dukshëm i mërzitur për lojën e ekipit të tij.