Klopp flet për situatën e tmerrshme të Liverpoolit

Liverpooli e ka nisur vitin 2023 në mënyrën më të keqe të mundshme.

Që prej nisjes së këtij viti, në shtatë ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, Liverpooli ka regjistruar vetëm një fitore, ndërsa ka dy barazime dhe katër humbje.

Sot, “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp u mposhtën 3:0 nga Wolverhamptoni, humbja e dytë radhazi për gjigantin anglez, dhe tani ka spekulime se po lëkundet pozita e trajnerit te Liverpooli.

Pas ndeshjes, Klopp foli për situatën e tmerrshme në të cilën po kalon Liverpooli.

“Nuk ka arsyeje. Nuk mund ta shpjegoj, 15 minutat e para ishin të tmerrshme. Duhet të ndryshojë. Kërkoj falje. Ne duhet ta ndryshojmë këtë tani, nuk ka shpjegim. Ndryshim i menjëhershëm në ndeshjen e radhës”, tha Klopp.

Liverpooli momentalisht zë vendin e 10 në tabelë në kuotën e 24 pikëve, 11 sosh larg vendit të katërt, dhe 16 sosh larg liderit të tabelës, Arsenalit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

I riu kroat në hall: S’gjej dot të dashur sepse i ngjaj Aleksandër Vuçiqit

Story i radhës

Meta takim me të rinjtë në Pukë: Partia e Lirisë mbështetje të fuqishme për ata që e duan vendlindjen

Të fundit nga