Klopp e krahason Nunezin me Lewandowskin

December 30, 2022
1 minut lexim

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se ai nuk është i brengosur për shanset e humbura nga Darwin Nunez gjatë ndeshjeve të fundit, duke bërë krahasime me karrierën e hershme të Robert Lewandowskit te Borussia Dortmundi.

Nunez, 23 vjeçar, ka shënuar nëntë gola këtë sezon por gjithashtu ka humbur edhe raste të shumta për gol.

Klopp thotë se Lewandowski kishte një formë të ngjashme kur e transferoi atë te Dortmundi nga Lech Poznan në vitin 2010.

“Ka shumë ngjashmëri për të qenë i sinqertë. Mendoj që Lewandowski do ta thoshte të njëjtën gjë. Kishim seanca stërvitore të gjuajtjeve ku ai nuk arrinte të finalizonte asnjë. Kishim baste me nga 10 euro ‘nëse shënon më shumë se 10 herë unë do të jap ty 10 euro, nëse nuk shënon, duhet të mi japësh ti’. Xhepi im ishte i mbushur plot para”, tha Klopp.

“Gjithçka ka të bëjë me qetësinë. Kur e sheh mundësinë, qëndro i qetë”, shtoi më trajneri gjerman.

Nunez demonstroi pse Liverpooli kishte paguar 75 milionë euro për ta transferuar atë nga Benfica këtë verë, duke regjistruar shtatë gola në 10 ndeshje para fillimit të Kupës së Botës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

IKShPK-ja uron qytetarët për Vitin e Ri: Ju lutemi, vazhdoni kujdesin ndaj COVID-19

Story i radhës

Kanye West është zhdukur! Çfarë po ndodh?

Të fundit nga

ShkoLartë