klopp ben humor me stafin e trajnereve te newcastles 64d9574f30995

Klopp bën “humor” me stafin e trajnerëve të Newcastles

August 13, 2023
1 minut lexim

Kur Jurgen Klopp u pyet për rregullin e ri të Premier Ligën për zonat e stafeve teknike, Jurgen Klopp shpotit rivalët e tij për top katër, Newcastle

I pyetur për rregulloren e re të Premier Ligës – e cila lejon vetëm trajnerët të ecin në zonën teknike në çdo kohë – Klopp është përgjigjur: “Mendoj se do të jetë problem vetëm për një skuadër: Newcastle. Me vjen keq për ta”, tha ai.

Trajneri i Liverpoolit kështu vuri në dukje një fakt që lidhet me asistentin e trajnerit të Newcastle, Jason Tindall që ishte bërë viral disa herë sezonin e kaluar kur vinte në qendër të vëmendjes duke shkuar gjithmonë i pari për t’ia dhënë duarën trajnerëve rivalë, para trajnerit Eddie Howe.

Prania e madhe e Tindall në zonën teknike zgjati gjatë tërë sezonit të Newcastle dhe është e vërtetë që ai është njëri prej asistentëve më të zeshëm të trajnerëve në Premier Ligë.

Megjithatë, gjatë këtij sezoni ai do të detyrohet që të rrijë ulur; Klopp bëri humor me atë se kjo rregull do të ndikojë tek Newcastle por do të jetë interesant të shohim se si do të ndryshojë situata në zonën teknike të Magpies javëve në vazhdim.

Komentet e Klopp erdhën pas ndeshjes së parë të Reds kundër Chelsea, me të dy skuadrat që patën paraqitje të mirë pavarësisht barazimit 1-1.

Blerja e re e Bluve, Axel Disasi shënoi në debutim gjë që tregon se pse Mauricio Pochettino e kërkoi mbrojtësin këtë verë për ta blerë nga Monaco.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

larg belase juli ngacmon dhe paralajmeron vedatin 64d955e5853c4
Story i mëparshëm

‘Larg belasë’, Juli ngacmon dhe paralajmëron Vedatin?

nuk i dua votat e tua kryebashkiaku socialist shan qytetaret me mua nuk ke shanse ai like krva 64d9575577fbc
Story i radhës

“Nuk i dua votat e tua”, kryebashkiaku socialist shan qytetarët: Me mua nuk ke shanse, ai Like k*rva

Të fundit nga

Policia jep detaje lidhur me rastin në QKUK

Mbrëmjen e sotme një grua dyshohet të ketë bërë vetëvrasje në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e hetuesisë. Lidhur me këtë rast

LSDM kundër Sllaveskit si guvernator

19 Shkup, 22 maj – Opozitarja LSDM nuk do ta përkrahë propozimin që Trajko Sllaveski të jetë guvernatori i ri i Bankës popullore. Koordinatori i grupit të deputetëve Oliver Spasovski shpjegoi se
ShkoLartë