klodiana spahiu merr drejtimin e shendetesise objektivi yne i qarte transformim i sherbimeve mjekesore 6aa4239552630

Klodiana Spahiu merr drejtimin e Shëndetësisë: Objektivi ynë i qartë, transformim i shërbimeve mjekësore

September 11, 2026
1 minut lexim

Me betimin mbi Kushtetutë Ministrja Klodiana Spahiu mori zyrtarisht detyrën e drejtimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në shërbim të qytetarëve dhe interesit publik.

Ndërsa shprehu një falenderim të veçantë për kryeministrin Edi Rama dhe paraardhësen, profesoreshën Evis Sala për punën dhe përkushtimin në drejtimin e kësaj ministrie, si dhe të gjithë stafin që ka bashkëpunuar me të, Spahiu u zotua se do të vijojë të përmbush reformat me qëllim transformimin sa më të shpejt të shërbimit shëndetësor.

“Objektivi ynë është i qartë: transformimi i shërbimeve mjekësore, përmirësimi i infrastrukturës spitalore, rritja e cilësisë dhe aksesit në shërbimet shëndetësore dhe sociale, duke vendosur gjithmonë qytetarin në qendër të çdo politike dhe vendimmarrjeje. Marrja e kësaj detyre përkon edhe me nisjen e një Sesioni të ri parlamentar, në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, kur jemi më pranë se kurrë objektivit tonë madhor: anëtarësimit në Bashkimin Evropian.”, shkroi ministrja Spahiu në Facebook, ndërsa theksoi se do të vijojë punën me përgjegjësi dhe besimin se do të përmbush misionin e saj jo vetëm si drejtuese por dhe si mjeke.

“E marr këtë detyrë me shumë përgjegjësi, por edhe me besimin se mund të kontribuoj për të çuar më tej punën dhe reformat e ndërmarra në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale. 

Shëndetësia ka qenë gjithmonë një fushë me të cilën kam qenë dhe mbetem shumë e lidhur. Prandaj, kjo detyrë për mua nuk është thjesht një përgjegjësi e re, por një mision dhe një ambicie për të vijuar me energji rrugën e reformave.”, nënvizioi ministrja.

Spahiu tha se me përkushtim, përgjegjësi dhe punë do të vijojë ky rrugëtim për një sistem shëndetësor modern, cilësor, të aksesueshëm dhe dinjitoz për çdo qytetar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjini takohet me prattipatin 6aa422f50cc24
Lajmi i mëparshëm

Gjini takohet me Prattipatin

termet i forte ne indonezi sa ishte magnituda 6aa423d2ba25b
Lajmi i radhës

Tërmet i fortë në Indonezi, sa ishte magnituda

Të fundit nga

Tërmet i fortë në Indonezi, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter ndodhi sot në Detin Banda, pranë Ishujve Maluku në Indonezi, njoftoi Agjencia Shtetërore e Gjeofizikës indoneziane. Në njoftim thuhet se nuk ka rrezik

Gjini takohet me Prattipatin

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Sipas Gjinit, gjatë takimit është diskutuar
ShkoLartë