gjini takohet me prattipatin 6aa422f50cc24

Gjini takohet me Prattipatin

September 11, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas Gjinit, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Gjini ka bërë të ditur se e ka njoftuar përfaqësuesen amerikane për qëndrimin e Aleancës dhe përkushtimin e saj për mbrojtjen e interesit të shtetit dhe demokracisë.

“Në këtë kohë sfidash, Aleanca e konsideron përgjegjësi të mos lejojë cenimin e të arriturave të Kosovës dhe asnjë hap prapa në rrugën e saj euroatlantike”, ka deklaruar Gjini.

Në fund, Gjini e ka falënderuar Prattipatin për rolin e saj aktiv dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në proceset e rëndësishme që po kalon Kosova.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

limani duhet ta rikthejme ash ne si subjekt konkurrues dhe faktor serioz ne maqedonine e veriut do ta shfrytezojme te gjithe potencialin njerezor 6aa40c6e7b76d
Lajmi i mëparshëm

Limani: Duhet ta rikthejmë ASH-në si subjekt konkurrues dhe faktor serioz në Maqedoninë e Veriut, do ta shfrytëzojmë të gjithë potencialin njerëzor

klodiana spahiu merr drejtimin e shendetesise objektivi yne i qarte transformim i sherbimeve mjekesore 6aa4239552630
Lajmi i radhës

Klodiana Spahiu merr drejtimin e Shëndetësisë: Objektivi ynë i qartë, transformim i shërbimeve mjekësore

Të fundit nga

Tërmet i fortë në Indonezi, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter ndodhi sot në Detin Banda, pranë Ishujve Maluku në Indonezi, njoftoi Agjencia Shtetërore e Gjeofizikës indoneziane. Në njoftim thuhet se nuk ka rrezik
ShkoLartë