Klodiana Lala flet për Bujar Shegën dhe vëllezërit Roka: Ja rolet e tyre në bandën e Elbasanit

December 6, 2024
min lexim

Gazetarja Klodiana Lala bëri në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, një “skanim” të personazheve kryesorë të bandës së Suel Çelës, nga biznesmeni Bujar Shega që e cilësoi si grosisti i grupit kriminal, deri te vëllezërit Roka, motra e të cilëve është drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillimin e Territorit dhe babait të tyre që është drejtues i lartë i Burgjeve.

“Dua të ndalem te biznesmeni Bujar Shega që ishte emër i panjohur për drejtësinë shqiptare dhe publikun. Kishte marrë më parë një gjobë se hidhte plehrat në lumin Shkumbin. Janë tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe prokuroria duhet të hetojë se si i ka fituar këto, cilat kanë qenë kompanitë në garë, përse vazhdojnë të paguhen paratë për kompanitë e tij.

Sot është dërguar kërkesa për ekstradim në Itali, në Milano. Në dosjen hetimore ai del si figurë qendrore e grupit që kishte nisur 930 kilogramë kokainë. Pjesën dërrmuese të kësaj kokaine e kishte financuar Bujar Shega. Pra ishte grosisti më i madh i kokainës që kishte shkuar deri në Ekuador, në kuptimin e financimit dhe të organizimit të trafikut, pavarësisht se sasia u kap në portin përkatës dhe pati një konflikt të fortë mes tij dhe Suel Çelës, sepse Sueli i kërkonte hetim se ku kishte humbur lënda narkotike, kush i kishte tradhëtuar. Pjesa që SPAK do të duhet ta hetojë janë tenderat publikë që ai kishte përfituar, në vlera të konsiderueshme parash dhe të kërkojë pezullimin e këtyre fondeve. Ka jo vetëm në Elbasan, por edhe në Kuçovë, në Peqin dhe të tjerë që ne mund t’i shohim hap pas hapi.

Dy elementë të tjerë janë Marsel dhe Xhino Roka, vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë për Zhvillimin e Territorit, që firmos të gjitha lejet e ndërtimit dhe interesi kryesor është në Jug të vendit, në zonat bregdetare. Zonja Adelajda Roka, duke e prezumuar të pafajshme, por fakti që përqendron një detyrë kaq të rëndësishme, kur dy vëllezërit e saj janë të dyshuar për krim të organizuar të nivelit të lartë, minimalisht qeveria shqiptare duhet ta reflektojë dhe ta pezullojë. Njëri nga vëllezërit e drejtoreshës është identifikuar në 14 mars 2021 kur u përplasën grupet e militantëve të PS dhe PD-së, ku ndodheshin edhe Rama dhe Basha për ditën e verës. Dhe njëri prej tyre është Marsel Roka. Sipas prokurorisë Xhino Roka ka bërë të gjitha transaksionet financiare të organizatës kriminale të Suel Çelës. A janë këto para vetëm të krimit, apo janë edhe para të korrupsionit, rryshfetit? Këtë duhet të na e thotë prokuroria. Babai i vëllëzërve Roka ka qenë drejtues i lartë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe ka drejtuar si zv/drejtor apo shef personeli ak drejtuar burgje ku kanë qenë kundërshtarët e bandës ku ishin edhe djemtë e tij.

Një organizatë kriminale nuk mund të funksionojë pa mbështetje politike”– tha Lala.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Humolli e konfirmon: Nuk do të jem pjesë e garës së 9 shkurtit

Story i radhës

Lazio e mposht Napolin në Kupën e Italisë

Të fundit nga

ShkoLartë