Klitschko thirrje ukrainasve: Mos u ktheni në Kiev për momentin, nuk garatojmë dot siguri për të gjithë

May 16, 2022
1 minut lexim

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko ka kërkuar që ukrainasit që janë larguar në një vend të sigurt të qëndrojnë atje, edhe të mos kthehen për momentin në kryeqytetin e Ukrainës.

“Ne nuk mund të garantojmë 100% siguri për të gjithë,” tha kryebashkiaku për BBC World.

Forcat ruse janë larguar nga Kievi dhe kanë ripërqendruar sulmin e tyre në lindje të vendit, pasi u larguan nga zonat përreth kryeqytetit më herët gjatë pushtimit.

Klitschko tha se qyteti po “i kthehet ngadalë jetës” me kafenetë dhe baret që po rihapen, por paralajmëroi se Kievi mbeti “një objektiv për agresorët rusë” – me paralajmërimet për sulm ajror që ende tingëllojnë dhe shtetrrethimi gjatë natës.

Ai llogariti se të paktën një milion nga popullsia e Kievit para luftës nuk ishin kthyer ende në qytet dhe tha se Kievi ishte “ende bosh”, me vendin e shkatërruar nga lufta, infrastrukturën e dëmtuar dhe papunësinë në rritje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Amber Heard rifillon dëshminë e saj në gjyqin me Johnny Depp

Story i radhës

​Dhjetëra ushtarë ukrainas evakuohen nga fabrika e çelikut pas disa javë rezistence

Të fundit nga

ShkoLartë