Klitschko: Rikthehet ngrohja në Kiev

December 18, 2022
1 minut lexim

Ngrohja është rikthyer plotësisht në Kiev pas bombardimeve të fundit ruse mbi infrastrukturën e ujit dhe energjisë, ka bërë të ditur kryetari i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko.

“Qyteti po rikthen të gjitha shërbimet pas granatimeve të fundit”, tha Klitschko në aplikacionin e mesazheve Telegram.

“Konkretisht është rikthyer plotësisht sistemi i furnizimit me ngrohje në kryeqytet. Të gjitha burimet e furnizimit me ngrohje po punojnë normalisht, shtoi ish-kampioni i peshave të rënda në boks.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se Rusia të premten ka shkrepur mbi 70 raketa në një prej sulmeve më masive që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, duke shkaktuar mungesë të energjisë elektrike në tërë vend duke u ndërprerë edhe shërbimi i ngrohjes dhe ujit të pijshëm.

Temperaturat në Kiev dhe shumë vende anembanë Ukrainës ishin nën zero mëngjesin e së dielës, ndërsa kryeqyteti parashikohet të bjerë në minus 6 gradë Celsius deri në mbrëmje.

Kievi është deri tani qyteti më i madh në Ukrainë me një popullsi prej rreth 3 milionë banorësh, me dy milionë të tjerë që jetojnë në rajonin e Kievit. Që nga e shtuna, një e treta e qytetit ka mbetur pa energji elektrike.

Sergei Kovalenko, drejtor ekzekutiv i JASNO, i cili furnizon Kievin me energji elektrike, tha të shtunën vonë se furnizimi me energji elektrike po rritej çdo orë.

“Situata mbetet e vështirë dhe kritike”, shtoi Kovalenko në profilin e tij në Facebook.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çun Lajçi prek me fjalët për djalin e tij që iu paraburgos: Me dorën time të çova n’burg, gabova!

Story i radhës

Real Madridi në gjah të Neymarit të ri

Të fundit nga

ShkoLartë