Klinika universitare e reumatologjise në kongresin ndërkombëtar EULAR 2022

June 2, 2022
1 minut lexim

Stafi drejtues dhe përfaqësues të Klinikës Universitare të Reumatologjisë në Shkup po marrin pjesë në Kongresin Ndërkombëtar EULAR në Kopenhagë të Danimarkës.

EULAR zhvillohet prej datës 1 deri më 4 Qershor dhe ka për qëllim të prezantojë zbulimet më të reja dhe më të avancuara në degën e reumatologjisë të cilat mund të quhen edhe si e ardhmja e kësaj lëmie.

Kongresi EULAR përbëhet nga një rrjet i gjerë i zbuluesve që punojnë drejt ilustrimit të hulumtimeve më të reja shkencore, duke diskutuar çfarë është e re në sesionet e dedikuara si dhe duke prezantuar të dhëna se si të trajtohen sëmundjet reumatike dhe muskulo-skeletore (RMDs).

Tani në këtë kohë pas 2 viteve lufte me Covid 19 aty do të paraqiten edhe metodat e reja të cilat mund të aplikohen tek pacientët.

Kongresi EULAR ka mijëra pjesëmarrës nga më shumë se 140 vende të botës dhe mbahet çdo vit në Qershor në qytete të ndryshme evropiane.

Megjithatë, për shkak të kufizimeve të pandemisë EULAR u detyrua të anulojë çdo takim dhe konferencë të drejtpërdrejtë me prezencë fizike. Prandaj, për 2 vite me radhë, në vitin 2020 dhe 2021 kongresi i EULAR-it u zhvillua virtualisht.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Disa të vërteta të padrejta kundër çamëve

Story i radhës

E shoqëruar nga Meta, presidentja e Kosovës merr pjesë në homazhet për Nishanin

Të fundit nga

ShkoLartë