​Klinika e Kardiologjisë trajtoi 6 mijë pacientë me probleme në zemër

December 13, 2022
1 minut lexim

6 mijë pacientë me probleme të ndryshme kardiologjike të zemrës, janë trajtuar nga 1 janari 2022 e deri më tani në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, prej tyre 921 në kuadër të Njësisë Koronare dhe të tjerët në kuadër të reparteve të tjera të kësaj klinike.

Mjekët e kësaj klinike kanë kryer mbi 12 mijë e 500 vizita ambulantore për pacientët, në shërbime të ndryshme ambulantore.

Sipas po të njëjtit raport, stafi ka kryer 2 mijë e 680 koronarografi, 1 mijë e 600 raste të stentimit, duke vendosur 2 mijë e 680 stenta.

Janë kryer edhe shumë shërbime të tjera kardiologjike në reparte të ndryshme, përfshirë raste elektrofiziologjike, thuhet në një postim të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në Facebook.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bellingham, Fernandez e Amrabat; Ja si mund të duket formacioni i frikshëm i Liverpoolit

Story i radhës

Tërhiqen autobusët, zhbllokohet rruga | Transportuesit i japin shans negociatave me kryeministrin

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë