Klienti në Obiliq e shau me nënë, kamerieri ia nguli thikën – flasin familjarët

February 24, 2022
1 minut lexim

Një person është therur me thikë të mërkurën në oborrin e tij në Obiliq.

Ngjarjes i parapriu një përleshje tjetër mes tyre minuta më parë, në një nga gjelltoret në qytetin e Obiliqit, ku i dyshuari punonte si kamerier. Pronarët e së cilës nuk deshën të flasin për rastin.

Sipas prindit të dorasit, ngjarja ndodhi për arsye të ulëta.

Një ditë më pas, viktima gjendet në QKUK, ku edhe është operuar dhe i është larguar thika e mbetur në pjesën prapa të trupit.

Ndërsa, bashkëshortja e tij, tha se nuk e njeh personin që e bëri këtë vepër.

Burri nga Shkupi, që banon në Obiliq nga viti 2002, tani gjendet nën kujdes intensiv.

Ndërsa, Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa mbajtjes për 48 orë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hazizaj: Fëmijët shqiptarë po përballen me krimin monstruoz dhe një shoqëri pasive

Story i radhës

KEMM dhe SHGM: Respektim rigoroz i Kodit të gazetarëve gjatë raportimit për Ukrainën

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë