Një shqiptar nga Ohri i Maqedonisë me iniciale J.S. ka denoncuar ditën e sotme pranë redaksisë sonë një mashtrim që sipas tij i është bërë nga një restorant në Ksamil.
Qytetari nga Ohri shprehet se ai porositi një peshk nga menuja me çmim 12 mijë lekë të vjetra por në fund kur i erdhi fatura zbuloi se kushtonte 75 mijë lekë.
Në vijim mesazhi i plotë i qytetarit:
Mirdita a ka mundsi ni komunikim me ju, jam nga ohri maqedonis dhe kam ni ankes per nierin nga restorantet e njohura ne ksamil si po na plaqkiten sot me mashtrimet e tyre. Sot sa mbrina ne Ksamil me te dashuren dhe u stacionuam ne hotel shum mik pritje nga pronari i regullum robat ne dhomen ton dhe e vendosem qe te shkojm ne plazh te ham drek. Dolem dhe u drejtuam te restorantj tre ishujt dhe u ulem, kerkuam meni per te porosit ushqim, pam ne meni dhe porositem dy racione me peshk koc tek e cila kishte dhe qmim 1200 lek. Qe ne kthim e kuptuëm qe kushton 10 evr. Morem dhe nje salat dhe nje shishe uj mbaruam me ushqimin dhe kerkova faturen per pagës. Me solli faturen dhe me tha qe kushton 110 evr, i thash perse kaq shtrejnt, me tha ishte koc e egër. I thash a e bera porosi nga menija, tha jo po kaq kushton po ne meni e pash qmimin 1200 lek dhe nuk bindeshin e kerkova dhe pronari. Po i njajti filloj te arsyetoet po skishte rug dalje paguajta lek dhe e vertetova qe na plaqkiti diku 60 evr. Dhe ne fatur kishte dhe tre pije qe ne as nuk i porositem po asht turp qe bejn ket gje. Un kisha lek dhe i pagova po dikush po mes ket lek qa do bej? Ndoshta i ka pergatit 50 evr per drek, e ta sjellin faturen 110. Jam vite qe vi ne pushim ne shqiperi dhe kesaj radhe jam habit. Po me vjen keq me kete qe ndodh se nuk esht mir po hum Shqiperija dhe shqiptaret nga do persona qe i bejn kshu gjeste. Me respekt nga ohri maqedonis J.S. Ju lutem lajmroni kete ne faqen tuaj qe te shikoj pronari e te kuptoj se qar asht tu bo, dhe fatura duket qe esht e grisur nga ajo qe isha i revoltum ne moment.