Njeriu është një qenie që ka shumë kuriozitet dhe dëshiron të mësojë, të zbulojë dhe përjetojë eksperienca nga më të ndryshme. I tillë ishte edhe Stefan Schwarz, mesfushori që ka luajtur me Suedinë për 11 vite, në periudhën 1990-2001.
Ai kishte një dëshirë, të fluturonte në hapësirë dhe këtë dëshirë e kishte shprehur. Gjithsesi pengesë u bë futbolli dhe një kontratë që ai nënshkroi kur ishte me Sunderland, klubin që në atë periudhë garonte në Premier League.
Ai ishte pjesë e “Maceve të zeza” në periudhën 1999-2003 kur edhe klubi anglez u tremb një moment dhe shtoi në kontratë një nga klauzolat më të çuditshme. Schwarz po mendonte të regjistrohej në një nga fluturimet e para komerciale në hapësirë.
Sunderland i trembej diçkaje të tillë dhe në kontratë përfshiu një klauzolë që ia ndalonte diçka të tillë deri në fund të kontratës së tij me klubin anglez.
Mesfushori e mbylli karrierën në klubin anglez dhe më pas ishte ulur me këmbë në tokë dhe vështirë ta ketë menduar të fluturojë sërish në hapësirë.