Klaudia Pepa është një emër i artë që padyshim na ka bërë krenarë të gjithëve. Me elegancën dhe sharmin që e karakterizon balerina mundi që dyert e produksioneve italiane të hapeshin për të, duke e mirëpritur dhe duke i besuar projekte të rëndësishme.
E pas suksesit të jashtëzakonshëm në vendin fqinj, sezoni i ri Klaudia Pepën do ta gjejë në ekranin ku ajo nisi gjithçka, në televizionin Klan.
Balerina e njohur do të jetë pjesë e jurisë së “Dance With Me”, dhe gjithë publiku që aq shumë e do mezi po pret.
Disa javë më parë, Klaudia publikoi një video shumë të bukur në rrjetin e saj social Instagram teksa vallëzonte buzë detit. “Dance with me”, shkroi balerina duke paralajmëruar në këtë mënyrë rikthimin e saj të shumëpritur, por që nga një pjesë e mirë e ndjekësve të saj nuk u kuptua.
Një eksperiencë e re kjo për balerinën, por që jemi të bindur që do t’ia dalë me sukses, pasi kush më mirë se ajo mund të gjykonte me profesionalizëm konkurrentët e “Dance With Me”.