Klasikja e mes Tiranës dhe Vllaznisë nuk do të luhet në “Air Albania”

1 minut lexim

Klasikja e mes Tiranës dhe Vllaznisë nuk do të luhet në “Air Albania”!

Klasikja e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë e cila ishte projektuar të luhet në “Air Albania” ditën e premte në orën 16:00, tashmë ka ndryshuar destinacion.

Kjo përballje është vendosur të luhet në “Selman Stërmasi” në po të njëjtën orë që ishte parashikuar më parë.

Ky ndryshim vjen për shkak të gjendjes së fushës së stadiumit kombëtar, pasi në fund të këtij muaji do të zbresë edhe kombëtarja shqiptare për të zhvilluar ndeshjen e fundit të Nations League ndaj Islandës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shembet dyshemeja e pllakave tek shatërvani në sheshin e Shkupit, fundoset një kamion i shërbimeve komunale

Story i radhës

A do të ketë “Panda II” në veri të Mitrovicës?

Të fundit nga