Klubi i karatesë Fituesi i Ferizajt ka shënuar sukses të madh në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Trajneri i KK Fituesit, Bajram Bajrami, është krenar me suksesin. Ai thotë se puna e vazhdueshme është dhe çelës i suksesit të madh.
Në turneun “Nikola Grdanovski” morën pjesë klubet nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali Zi, Bullgaria dhe Serbia.
Karateistet Rinesa Zenuni e Elma Ahmeti shkëlqejnë.
KK Fituesi ka fituar 15 medalje: 10 të arta, 3 të argjendta dhe dy të bronzta.
“Elma fitoi në kategorinë për kadete dhe fitoi çmimin prej 100 euro dhe kupën.
Rinesa u shpall garuesja më e mirë e turneut dhe fitoi kupën”, ka njoftuar Bajrami.
Këta garues fituan medalje
Neron Sylejmani
Muhamed Sahiti
Rinesa Zenuni
Elma Ahmeti
Mevlan Dalipi
Edion Mustafa
Burimi: botasot.info