Përkundër që BSPK deklaroi se në asnjë shkollë nuk po mbahet mësimin, nuk po del të jetë kështu.
Shkolla e mesme e mjekësisë” Dr. Ali Sokoli”, është duke e mbajtur mësimin. Kështu të paktën është bërë me dije në njoftimin e lëshuar në Facebook.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar nxënës dhe prindër,
Ju njoftojmë që shkolla e mesme e mjekësisë” Dr. Ali Sokoli ”me 01.09.2022 fillon procesin mësimor.
Të gjitha paralelet e X-ta dhe paralelet XI 1,2,3,4 mësojnë në ndërrimin e pasditës( 13:40-19:35)
Ndërsa paralelet e XII-ta dhe XI-ta 5,6,7 mësojnë në ndërrimin e paraditës(8:00-13:20).