Kjo ndërmarrje në Prishtinë ua rrit pagat dhe shujtat punëtorëve

Ndërmarrja Publike Lokale “Gjelbër” ka vendosur të ua rrisë pagat dhe shujtat punëtorëve të ndërmarrjes.

Vendimi ka ardhur në prag të Ditës Ndërkombëtare të Punës.

Sipas njoftimit të NPL “Gjelbër”, Bordi i Drejtorëve ka aprovuar kërkesën e menaxhmentit.

“Rritja e pagave për 40 euro dhe shujtës ditore nga 3 në 5 euro pasqyron angazhimin tonë për të njohur dhe shpërblyer kontributin tuaj në suksesin tonë” thuhet mes të tjerash në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Punës, si shenjë e vlerësimit të punës së mrekullueshme të stafit të ndërmarrjes, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që Bordi i Drejtorëve ka aprovuar kërkesën e menaxhmentit të ndërmarrjes për rritje të pagave dhe shujtës. Rritja e pagave për 40 euro dhe shujtës ditore nga 3 në 5 euro pasqyron angazhimin tonë për të njohur dhe shpërblyer kontributin tuaj në suksesin tonë. Faleminderit për përkushtimin tuaj të vazhdueshme!

Gëzuar Dita e Punëtorëve!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Letonia njofton për paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Story i radhës

Ali Ahmeti me porosi Hristijan Mickoskit e Gordana Siljanovskës: Mos gërvishtni plagë të vjetra, Fronti Europian është e ardhmja jonë

Të fundit nga